75 Mall Live Search
08:33 / E Shtunë, 24 Janar 2026 / A

I vjedhin veturën dhe e shkatërrojnë, rasti raportohet nga Policia e Ferizajt

Raportohet se një person është ankuar në Stacionin e Policisë në Ferizaj se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura me targa lokale.

Pas një kohe është marr informatë se vetura është e përfshirë në një aksident, ku e dyshuara femër kosovare me probleme mendore, e cila e kishte marrë veturën ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Indeksonline/