75 Mall Live Search
09:58 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

I vodhi kuleten pacientit që vdiq nga Covid-19, arrestohet infermierja shqiptare

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçare e akuzuar për vjedhje në një nga spitalet “COVID”, në vend.

Sipas policisë R. H., 30 vjeçe, banuese në Durrës u arrestua pasi në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K.D., i cili ka qenë i shtruar në Spitalin Infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVIDI-19.

Pas kallëzimit të bërë për këtë ngjarje, nga djali i të ndjerit, shtetasi F.D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë, specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit.

Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja R.H., infermiere në Spitalin Infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes, që është bërë mediatike edhe nga emisioni investigativ “STOP”.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjygjësor- Tiranë, për veprime hetimore të metejshme, për veprat: “Vjedhja” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.