I vranë prindërit, hakmerret adoleshentja afgane: Vret me kallashnikov 2 talibanë dhe plagos disa të tjerë

Një vajzë adoleshente afgane është përshëndetur në mediat sociale për “heroizmin” e saj pasi luftoi javën e kaluar kundër militantëve talebanë që i vranë prindërit.
Vajza mori kallashnikovin e familjes dhe ezekutoi dy prej militantëve si dhe plagosi disa të tjerë, thanë zyrtarët lokalë në provincën Ghor.
Talibanët sulmuan shtëpinë e tyre sepse babai i vajzës ishte një mbështetës qeveritar, shtuan ata.
Një foto e vajzës duke mbajtur në dorë armën është bërë virale në rrjet.
Pas ngjarjes, militantët erdhën për të sulmuar shtëpinë, në fshatin Griwa, por u rrahën nga fshatarët dhe milicitë pro-qeveritare.
Zyrtarët thanë se vajza, që besohet të ishte e moshës midis 14 dhe 16 vjeç, dhe vëllai i saj i vogël ishin dërguar në një vend më të sigurt.
Përdoruesit e mediave sociale e vlerësuan adoleshenten.
“Bravo për guximin e saj,” citoi AFP të thoshte Najiba Rahmi në Facebook.
“Ne e dimë se prindërit janë të pazëvendësueshëm, por hakmarrja juaj do t’ju japë paqe relative,” tha Mohamed Saleh, gjithashtu në Facebook.
Sipas mediave lokale, Ghor është një nga provincat perëndimore më të pazhvilluara të Afganistanit dhe incidencat e dhunës ndaj grave janë të larta.
Talibanët nënshkruan një marrëveshje paqeje me SHBA në shkurt, por shumë prej anëtarëve të saj vazhdojnë të kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe kushtetutës aktuale Afganistan.