I vrari në Ferizaj u gjet në mal nga qentë e policisë

Mbrëmë u arrestua një person në Ferizaj, nën dyshimin se kishte kryer vrasje të rëndë.
Leutrim Fejza u arrestua nën dyshimin se kishte vrarë Bekim Varin, i cili ishte shpallur i zhdukur nga 22 janari i këtij viti.
“Pas hetimeve të ndërmarra nga ana e hetuesve rajonalë të Policisë së Kosovës në koordinim me prokurorin e shtetit, është arritur të identifikohet dhe ndalohet i dyshuari L.F., lidhur me rastin kur fillimisht një person me inicialet B.V., është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij dhe sot më 05 shkurt 2025, është gjetur trupi i pajetë i të ndjerit B.V., në male të fshatit Manastirc të Ferizajt”, deklaroi dje policia.
Për gjetjen e të dyshuarit ishte mobilizuar edhe njësia K9 e policisë, e cila përmes qenve gjeti trupin e pajetë të të ndjerit.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”./IndeksOnline/