75 Mall Live Search
12:44 / E Martë, 12 Gusht 2025 / AR

I vrari në Prizren është reper i njohur

Një konflikt i nisur si mosmarrëveshje mes dy personave në lagjen “Tusuz” të Prizrenit përfundoi tragjikisht të dielën mbrëma, kur njëri prej tyre u vra me thikë.

I vrari është reperi i njohur Hekuran Shala i njohur me nofkën BonSaTon, përcjell Indeksonline.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe një faqe lokale, duke shkruar se ai la mbrapa këngë, kujtime e vepra që s’ka kush i harron.

“Pusho n’paqe, djali besnik i qytetit antik!

Heki na la, po la mrapa kangë, kujtime e vepra që s’ka kush i harron.

Bonsaton, ke bo sa ton – e zani yt ka me u ni gjithmonë n’rrugët e Prizrenit.

U takofsh me ata që na lanë para, n’botën ku s’ka ma dhimbje”, thuhet në publikim.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30-ditësh për të dyshuarin E.B., i cili akuzohet për “vrasje të rëndë” dhe “posedim të paautorizuar të armës”.

Ngjarja ndodhi më 10 gusht 2025, rreth orës 20:30, në rrugën “Lapidari”. Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes E.B. dhe viktimës H.SH. kishte filluar më herët, por atë mbrëmje u përshkallëzua në mënyrë fatale. Të dytë kishin dalë me qentë e tyre, të cilët thuhet se i nxitën në përleshje. Pas një fjalosjeje të shkurtër mes tyre, E.B. dyshohet se nxori një thikë dhe e goditi H.SH.-në, duke i shkaktuar plagë të rënda./Indeksonline/