12:21 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

I zbutet dënimi me burg njërit nga shefave të Samsung

Zëvendëskryetari i Samsung Electronics Lee Jae-yong, i njohur gjithashtu si Jay Y. Lee është liruar nga burgu pas një apeli të suksesshëm.

Lee ishte dënuar me pesë vjet pasi u shpall fajtor për dëshmi të rreme, përvetësim dhe ryshfet në një skandal që çoi në shkarkimin e ish presidentit të Koresë së Jugut, Park Geuan Hye vitin e kaluar.

Burgu për Lee është pezulluar duke mbetur si i dënuar me kusht për një afat më të shkurtër, tani për 2 vite e gjysmë./Indeksonline/