09:54 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

I zë masivi i dheut, plagosen 5 minatorë në Bulqizë

Pesë minatorë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Bulqizë.

Mësohet se minatorët po punonin për hapjen e traverbankut, ndërsa dyshohet se janë zënë poshtë nga një masivë dheu.

Tre nga minatorët e plagosur janë dërguar për ndihmë më të specializuar në Tiranë.