I zhduket vajza teksa po shëtiste me të, në Prishtinë!

Një person ka raportuar në polici se më 10.02.2020 derisa kishte qenë duke shëtitur me vajzën e tij, ajo është larguar nga ai dhe nuk dihet se ku ka shkuar.
Rasti është raportuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.
Rasti tashmë po hetohet nga Policia e Kosovës./Indeksonline/