75 Mall Live Search
14:01 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

I zhdukur prej 6 muajsh, SPAK aksion për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinajt

SPAK ka nisur një aksion për të bërë të mundur sekuestrimin e pasurive të Vis Martinajt, mëson Abc News.

Nga të dhënat paraprake, thuhet se janë vënë në shënjestër pasuri të biznesmenit të lojërave të fatit, i cili rezulton i zhdukur prej shumë  se gjashtë muajsh.

Gazetari Ermal Vija raporton se këto pasuri janë identifikuar nga hetimet e nisura nga operacioni “Plumbi i  Artë”.

Ky operacion ka nisur që në orët e para të së mërkurës në zonën e Fushë-Kuqes, por nuk dihen ende detaje për bilancin e pasurive, të cilat janë kërkuar të vihen nën sekuestro.