I zhdukur që nga 9 shkurti/ Policia, FSK e Zjarrfikësit në kërkim të 56-vjeçarit nga Vushtrria

Driton Strana nga Vushtrria, është i zhdukur që nga data 9 shkurt i këtij viti, shkruan Indeksonline.
Kërkimet për të kanë filluar, mirëpo deri më tani nuk është arritur gjetja e 56-vjeçarit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Indeksonline tha se kërkimet për të kanë vazhduar edhe sot.
Ai u shpreh se Policisë i dolën në ndihmë edhe ekipe të FSK-së, Zjarrfikësit dhe vullnetarë.
“Kërkimet kanë vazhduar edhe sot në Vushtrri, në kërkim bashkë me Policinë ishin edhe ekipe të FSK-së, Zjarrfikësit e grupe të vullnetarëve“, tha ai.
Familjarët e Driton Stranës janë drejtuar te Indeksonline, ku përmes nesh kërkojnë që kushdo që ka informacione për të, të lajmërohet në numrat e telefonit 044381655 dhe 044830830.
