75 Mall Live Search
11:05 / E Enjte, 12 Mars 2026 / G T

I zhgënjyer me gabimet, Jorgenseni i Chelseat nuk e dëgjoi as kapitenin

Skuadra e Chelseat mbrëmë pësoi humbje 5:2 ndaj PSG-së, në ndeshjen e UEFA Champions League.

Portieri, Jorgensen ishte fajtori kryesor që “Blutë e Londrës” pësuan këtë humbje të thellë, shkruan Indeksonline

Ai bëri një gabim trashanik kur rezultati ishte 2:2 dhe gjithçka po shkonte mirë tek ekipi anglez.

Pas ndeshjes, portieri refuzoi të shkonte drejt tifozëve për t’i falënderuar edhe pse kapiteni, Reece James i kërkonte një gjë të tillë.

Por në një video tjetër, shihet se ishte Roberto Sanchez që e bindi atë të rikthehej drejt tifozëve.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme në “Stamford Bridge”./Indeksonline/