75 Mall Live Search
16:30 / E Diele, 08 Shtator 2024 / AR

Ia bëjnë ‘dysh’ njëra-tjetrës, Alba nuk e uroi Vesën për ditëlindje

Gjatë qëndrimit në “BBVK”, dy vajzat e dashura për ekranin Vesa dhe Alba krijuan miqësi të ngushtë.

Raporti i tyre u lidh aq shumë saqë filluan ta thërrisnin njëra-tjetrën “Motër”.

Por ky raport duket se është ftohur tërësisht, e vula iu dha edhe ditën e sotme, pasi Vesa feston ditëlindjen.

Në urimet e shumta që ka pranuar në Instagram shihet se urimi i Albës mungon, ndërsa kjo e fundit është zhvendosur në Kanada duke vazhduar obligimet e saj pas përfundimit të sezonit veror në T7./Indeksonline/