Ia çojnë faturën për borxh të ujit personit të gabuar, në Mitrovicë

Një person ka deklaruar se një punëtor i ujësjellësit në Mitrovicë, në shtëpi, i ka lënë një faturë të borxhit, por që nuk është e tij, shkruan IndeksOnline.
Ai ka thënë se emri e mbiemri është i njejtë, por që është person tjetër.
Policia ka njoftuar se me këtë rast po merret prokurori.
Rr. “Nezir Imeri”, Vushtrri 13.01.2020-11:20. Viktima mashkull k-shqiptar, deklaron se një punëtor në ujësjellës ka shkuar te shtëpia e viktimës dhe i ka lënë një faturë për borxh të një personi në emër dhe mbiemër të njëjtë, por që është person tjetër. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/