Ia dha 1 600 euro për t’ia liruar vëllain nga burgu, arrestohet ‘polici mashtrues’ afër Kaçanikut

Është identifikuar dhe arrestuar një person në fshatin Doganaj të Kaçanikut pasi që i njëjtit ishte paraqitur rrejshëm si zyrtar policor dhe nga viktima mashkull kosovar, kishte marrë një shumë prej 1 600€ duke i premtuar se do t’ia lirojë vëllain nga burgu.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton IndeksOnline.
Me urdhër të prokurorit kujdestar është hapur rast për prezantim i rremë./IndeksOnline/