75 Mall Live Search
10:15 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / k.v

Ia dogji automjetin e parkuar para shtëpisë, pranga të dyshuarit në Gjilan

Është arrestuar një person në Gjilan si i dyshuar për djegien e një automjeti me 20 shkurt, në rrugën “Hysen Zhuli” në Gjilan, raporton IndeksOnline.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes me urdhër të prokurorit të rastit.

Viktima kishte raportuar në polici se në rrethana të panjohura i është djegur në tërësi automjeti-kamionetë, me targa vendore, e cila ishte e parkuar në rrugë, afër shtëpisë.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe kishin lokalizuar e fikur zjarrin./IndeksOnline/