75 Mall Live Search
09:04 / E Shtunë, 18 Prill 2026 / F.R

Ia drejtori armën një personi, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Të premten në Prishtinë është arrestuar një person pasi ia kishte drejtuar armën një personi tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte drejtuar pistoletën në drejtim të ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Arma e zjarrit pistoletë me një karikator me 8 fishekë është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.