Ia grabisin çantën nga dora, me dokumente e qindra euro në të

Një vjedhje grabitçare është raportuar të ketë ndodhur të dielën mbrëma në Ferizaj.
Një femër ka njoftuar policinë se një person me forcë i ka grabitur çantën e krahur në të cilën kishte dokumente personale dhe rreth 370 euro para të gatshme, shkruan IndeksOnline.
“VJEDHJE GRABITQARE Rr. Dimitrije Tucovic, Ferizaj 13.06.2021 – 23:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar i panjohur, me forcë i ka grabitur çantën e krahut, në të cilën kishte dokumente personale dhe rreth 370 euro para të gatshme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/