Ia grabiti telefonin, viktima femër pëson lëndime gjatë rezistencës me të dyshuarin

Është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ai ka kryer grabitje ndaj viktimës femër.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur telefoni i grabitur si edhe dy thika të cilat janë konfiskuar, transmeton Indeksonline.
Viktima kishte pësuar lëndime të lehta gjatë rezistencës së grabitësit dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/