Ia hodhën celularin fytyrës, Bebe Rexha detyrohet të bëj intervenim në hundë

Bebe Rexha është përballur me një incident gjatë koncertit në New York.
Ne momentin kur ishte në skenë, një celular ‘fluturoi’ drejt saj duke e goditur në fytyrë. Nga kjo gjuajtje lëndimi ishte i madh, shkruan (Indeksonline.
Në Twitter është publikuar një status ku nëna e artistes ka dhënë lajmin për gjendjen e saj shëndetësore.
Aty thuhej se nga goditja e fuqishme, i është dashur ta qep hundën tri herë.
“Nëna e Bebe Rexhës tregon se iu desh të qepte tre herë hundën, pasi dikush nga publiku i hodhi një telefon në kokë gjatë koncertit të saj”, thuhet në njoftim./Indeksonline/