21:04 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ia huq asamblistja e LDK-së, ngatërron fotografinë e presidentit Bush me të të birit

Sonte në mëngjes bota u trondit nga lajmi për vdekjen e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush.

Për vdekjen e tij kanë thur vargje e ngushëllime personalitete të shumta botërore e vendore, shkruan Indeksonline.

Disa fjalë për vdekjen e Bush-it ka pasur edhe asamblistja më e votuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Antigona Kqiku.

Ajo që bie në sy është gabimi trashanik që ka bërë asamblistja në postimin e saj në Facebook. Shkrimi i kushtuar Bushit ishte në rregull, por jo edhe fotografia të cilën e ka shoqëruar atë.

Ajo ka publikuar një fotografi të djalit të të ndjerit, presidentit tjetër të SHBA-ve, Bush.

Por, nuk vonoi shumë dhe asamblistja e fshiu postimin nga Facebook, pasi vërejti gabimin që kishte bërë. /Indeksonline/