15:34 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ia huq “Daily Mail”, publikon gabimisht fotografi të Taynas

Mediumi prestigjioz anglez “Daily Mail” së fundi ka bërë një gabim në të cilin është përfshirë reperja kosovare, Tayna.

“Daily Mail” kanë bërë një shkrim për reperin amerikan me famë botërore, Tyga i cili dje mori pjesë në protestat paqësore në Hollywood për vdekjen e George Floyd, ndërsa bashkë me të ishte edhe një femër misterioze, që sipas tyre ka emrin Tayna, transmeton Indeksonline.

Derisa kanë publikuar fotografi të Tyga dhe femrës që ishte me të, ata në mes të tekstit kanë futur disa fotografi të reperes nga Prizreni duke e ngatërruat kështu me partneren e reperit amerikan.

Sidoqoftë reperja shqiptare brenda një kohe të shkurtër ka arritur të mbledh mbi 1.4 milionë ndjekës në Instagram, prandaj nuk është çudi që fama e saj të ketë kaluar kufijtë./Indeksonline/

https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-8382981/Tyga-rocks-black-look-alongside-mystery-Kylie-Jenner-lookalike-George-Floyd-protest.html