75 Mall Live Search
14:59 / E Premte, 14 Janar 2022 / B O

Ia huq komuna e Pejës, takimin e Gazit me sekretaren, e llogarit si takim me ambasadoren e Malit të Zi!

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim sot sekretaren e dytë të ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Fedisa Dacic.

Por, sipas njoftimit të komunës së Pejës, Gazi ka takuar ambasadoren e Malit të Zi në Kosovë.

Ushtrues detyre i ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë është Mirsad Babovic, ndërsa Dacic vazhdon ta mbajë postin e sekretares në ambasadë.

Nuk dihet nëse kryetari Muhaxheri i është referuar diplomates Dacic si ambasadore në takim, apo gabimi ka qenë teknik nga zyrtarët për media të kryetarit të Pejës.

“Kryetari Muhaxheri priti në takim ambasadoren e Malit të Zi në Kosovë, znj.Dacic
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim ambasadoren e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, znj. Fedisa Dacic.
Gjatë takimit është biseduar për bashkëpunimin me Malin e Zi, bashkëpunimin ndërkufitar, bashkëpunimin, që e kemi nis me Komunën e Gucisë me një komunë me të cilën Peja është e lidhur shumë, pra lidhjet tona janë përtej kufirit, prandaj besojmë se me bashkëpunimet, që do t’i kemi në të ardhmen do t’i ripërtrijmë lidhjet e vjetra, që kanë qenë mes qytetit të Pejës dhe Gucisë e Plavës e të jetë një shembull i mirë, që në të ardhmen të njohim njëri-tjetrin më mirë, të bashkëpunojmë më shumë, ta vizitojmë njëri-tjetrin dhe t’i ngrisim vlerat e përbashkëta kulturore” thuhet në njoftimin e Komunës së Pejës./Indeksonline/