Ia kapi hundën, reagon trajneri i Galatasarayt: S’ishte gjë e bukur, është dashur t’i shtrëngonim duart pas ndeshjes!

Skuadra e Galatasarayt mbrëmë shënoi fitore 2:1 ndaj Fenerbahces në Kupën e Turqisë, duke e larguar nga gara rivalin lokal.
Ishte një ndeshje tejet e tensionuar dhe këtë e tregoi më së miri gjesti i Jose Mourinhos në fundin e takimit, shkruan Indeksonline
Trajneri i Fenerit në fundin e ndeshjes, shkoi dhe e kapi për hunde kundërshtarin e tij, Okan Buruk.
Ky nuk ishte aspak gjest i mirë nga trajneri i Fenerbahces, kështu e cilëson edhe Buruk.
“Jose Mourinho erdhi nga mbrapa dhe më shtrëngoi hundën. Nuk është gjë e bukur. Nuk do ta ekzagjeroj, por nuk është një gjë e mirë. Duhet t’i kishim shtrënguar duart njëri-tjetrit para dhe pas ndeshjes”, u shpreh Okan Buruk
Kujtojmë se Galatasaray me fitoren e mbrëmshme siguron kualifikimin në fazën gjysmëfinale të Kupës së Turqisë./Indeksonline/
There’s always drama with José Mourinho… 💥💥 pic.twitter.com/Vjnz9ETJEm
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) April 2, 2025