Ia keqpërdorin emrin, Aurela: Dikush po na vë në lojë dhe nuk e di qëllimin

Ditë më parë moderatori Ardit Gjebrea tregoi se emri i tij po keqpërdoret dhe ka ftuar ndjekësit e tij që të mos hapin mesazhe që vijnë në emër të tillë.
Një keqpërdorim identiteti i është bërë edhe Aurela Gaçës, shkruan Indeksonline.
Ajo ka hedhur një postim në Instagram ku tregoi se dikush ka hapur faqe në emër të saj dhe po ia shpërndajnë videot me tituj fals.
Madje, këngëtarja bëri thirrje që të mos hapin asgjë që u vjen në emër të saj.
“Dikush po nav ë në lojë dhe nuk e di qëllimin” shkroi ndër tjera Aurela./Indeksonline/