11:37 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Ia kyç organin gjenital me një burmë metalike

Një burrë duhej të kërkonte ndihmë mjekësore pasi gruaja e tij ia kishte vendosur një burmë metalike në penisin e tij për ta ndëshkuar për mosbesim në Ukrainë.

Viktima që mbetet anonim në të 40-tat e tij u zgjua nga dhimbja në mëngjes dhe pa që organi i tij ishte “i mbytur” dhe i fryrë, transmeton Indeksonline.

Ai u përpoq ta hiqte atë vetë, por dështoi para se të thërriste një ambulancë dhe të shtrohej në spital në qytetin Zaporizhia, në jug të vendit.

Pasi ekzaminuan burrin, mjekët thirrën një ekuipazh shpëtues sepse nuk kishin mjetet e nevojshme për t’ia hequr burmën.

Shpëtimtarët duhej të përdorin një sharrë rrethore për ta prerë burmën në dy vende përpara se ta hiqnin atë.

Operacioni i tensionuar u bë edhe më i vështirë, sepse pajisja prerëse vazhdonte të prodhonte shkëndija./Indeksonline