75 Mall Live Search
13:08 / E Martë, 07 Tetor 2025 / AR

Ia lëshuan këngën e Duas, ky është reagimi i Rita Orës

Rita Ora ka qenë së fundmi e ftuar në një emision televiziv francez.

Në të, pjesë e intervistës në panel kanë qenë edhe lojëra për të qëlluar këngë të caktuara.

Ajo është përballur me një këngë të Dua Lipës. E para që e tha që artistja në këngë është Dua Lipa ishte pikërisht Rita, vetëm pas disa sekondash nga momenti kur “Houdini” u lëshua në transmetim.

Raporti i tyre ndër vite është përfolur shumë në media dhe jo vetëm.

Kjo, marrë shkas nga rivaliteti i heshtur i dy vajzave kosovare që ngjitën majat në nivel global por në këtë rast, Rita është treguar pa komplekse, ndonëse një pjesë e komentuesve janë të bindur se ajo “priti pak sekonda për të thënë emrin, megjithëqë se e dinte me të parën”. 

@ritaora.canada stream Rita’s newest song ‘All Natural’ #ritaora #interview #taylorswift #dualipa #fyp ♬ original sound – ritaora.canada