12:34 / E Shtunë, 22 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ia mori të dashurën, tani Neymar tallet me Maluman

Papritmas e pa kuptuar, në rrjet është krijuar një dramë e re dashurie. Futbollisti i PSG, Neymar është tallur me Maluman dhe shkak është ish e dashura e tij, Natalia Barulich.

Maluma dhe Natalia kanë pasur një lidhje serioze disa vjeçare, derisa u ndanë në tetor 2019. Sipas modeles, marrëdhënia e tyre ishte bërë toksike dhe u ndanë për t’u fokusuar në karrierat e tyre. Ndërkohë, 3 javë më parë Maluma ka publikuar këngën “Hawaii”, teksti i të cilës mendohet se ka të bëjë me ndjenjat e tij pas ndarjes.

Tashmë Natalia është në një lidhje të re që prej fillimit të këtij viti, me Neymar. Ata kanë pozuar bashkë dhe për kopertinën e GQ dhe po shijojnë një marrëdhënie të lumtur.

Tani kalojmë te ajo që ka ndodhur. Angel Di Maria ka postuar një video të Neymar dhe shokëve të skuadrës teksa këndojnë dhe qeshin me këngën e Malumës. Ata janë duke kënduar pjesën ku thuhet se ajo është me pushime në Hawaii dhe poston në Instagram vetëm që ai ta shohë.

Kjo është konsideruar në rrjet si tallje ndaj Malumas, i cili ka mbyllur llogarinë e tij në Instagram për disa ditë. Menaxherët e tij janë shprehur se as ata nuk ishin në dijeni të arsyes se pse e mbylli, por këngëtari është mirë.