17:20 / E Martë, 19 Tetor 2021 / OSH

Ia ndoqi nga pas të voglin, elefanti shtyp për vdekje krokodilin

Një krokodil është shtypur deri në vdekje nga një elefant i zemëruar, pasi që gjithçka ndodhi kur reptili filloi ta ndiqte nga pas elefantin e vogël në Zambi.

Elefanti femër sulmoi brutalisht krokodilin që ishte pothuajse jashtë ujit të një lumi në Afrikë, transmeton Telegrafi.

Turisti Hans Henrik Haahr, filmoi këtë momenti derisa ishte me një grup të turistëve dhe po kalonin përmes lumit Baines.

Në video shihet elefanti duke shtypur me këmbë krokodilin, i cili gjatë tërë kohës tentonte t’i shmangej elefantit – por pa ndonjë sukses.

Disa minuta më vonë, elefanti e kap për bishti krokodilin dhe e nxjerr nga uji dhe fillon ta shtyp më këmbë derisa mbeti i ngordhur.

E sipas autorit të videos, gjithçka ndodhi kur krokodili tentoi t’ia sulmojë të voglin elefantit dhe i është kundërvënë duke e mbrojtur.

VIDEO