75 Mall Live Search
21:43 / E Hënë, 02 Maj 2022 / OSH

Ia nxorën nxënësit zvarrë nga klasa para fytyre, si u kërcënua mësuesi nga Peja nga inspektorët shqiptarë

Në emisonin ‘n’Demos’ ka qenë e ftuar, themeltarja e këtij aksioni, ish e burgosura politike, Have Shala, ku ka rrëfyer se se ishin arrestuar në orën e mësimit nga ispsktorët shqiptarë.

“Mendimin politikë filluam ta krijojmë që nga viti 80-81. Ishim të rinj fare të rinj. Në vitin 1984 ne u arrestuam, në orën e dytë të mësimit. Ishte ditë e enjte, kishim Astronomi në atë orë. Isha gjimnaziste në vitin e katër. U arrestuam pasi ne kishim shkruar një pamflet, dhe e kishim shpërndarë në qindra ekzemplare në Pejë dhe më gjerë. Ne u arrestuam shumë më vonë, pasi ishim zbuluar që ne ishim ata që e kishim shkruar. Ne ishim fillimisht një grup i vajzave, ku më vonë u zgjerua grupi, iu bashkuan edhe dy djemë. Por ata që u arrestuam ishim shtatë vajza dhe dy djemë. Pjesëmarrës aktiviste ishin shumë me shumë, diku kalonin numrin 46 veta, por grupi udhëheqës ishin grupi jonë. Ishte Myrvetja, isha une, Zyrafetja, Hidajetja, Zogia, Roberti, Safetja, Eminja, Avniu, atë ditë që u arrestuan.” ka rrëfyer Shala n’Demos.

Ish e burgosura politike, Have Shala tregon momentin e tmerrshëm kur inspektorër shqiptarë i tërhoqn zvarrë, nëpër koridor në prani të mësuesit të tyre.

“Shumica jemi arrestuar në mësim, në klasën time ishim tre veta. Kanë ardh pa pritur është hapë dera me këmbë, jo në mënyrë normale. Kanë hyrë tre katër inspektor. Kanë hyrë brenda dhe e kanë kërcënu mësuesin tonë duke i thënë… “Ti as një fjalë, dhe as një hap, more vesh”. Mësuesi u step, dhe u zverdhë. Unë isha ulurë afër derës, ishte dimër dhe ishim veshë me jakne, kanë ardh na kanë kapë për jakne dhe na kanë tërheq zvarrë, nëpër koridor.” rrëfen ajo.

Ndër të tjera Shala ka treguar se ishin arrestuar ata që ishin pjesë e grupit Ideali.

“Ne jemi arrestuar ata që ishim pjesë e grupit Ideali. Ka qenë edhe një listë tjetër, në atë listë kanë qenë 46 avktivist të regjistruar.” ka potencuar Shala.