17:49 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ia pa hajrin vallëzimeve seksi në Tik Tok, kjo është bukuroshja e famshme e momentit

Fenomeni i karantinës, aplikacioni Tik-Tok ka disa mënyra të veçanta se si duhet të fitohen parat.

Adison Rae është vetëm një 19-vjeçare e cila për një vit është shpallur si përdoruesja më e paguar e aplikacionit Tik-Tok sipas Forbes, ku ka grumbulluar rreth 5 milion dollar me postimet e saj duke vallzuar.

Adison posedon rreth 57 milion ndjekës në Tik-Tok, dhe në një intervistë me David Dobrik ka treguar se si arrin të fitoj para, transmeton Indeksonline.

Gjatë intervistës Adison përmendi disa nga hapat për fitimin e parave , ajo tregoi se “Ne fitojmë 45,000 dollar për post nëse në video janë të përmenduara brendet e famshme” disa brende të cilat shfaqen në postet e Adison janë Fashio Nova, McCary’s Jewleres, Chantilly Boutique.

“Një sasi më e madhe e parave, fitohet nëse në postet tona fansat dërgojnë “dhurata” në formë të komenteve” e një ndikuese me kaq shumë ndjekës, “dhuratat” mund ti arrijë shumë shpejtë. Adison nuk mendon që në të ardhmen të vazhdoj të merret me postime në Tik-Tok, ajo ka cekur se synim ka që të vazhdojë si aktore. /Indeksonline/