75 Mall Live Search
08:27 / E Premte, 30 Maj 2025 / G T

Ia plotësuan dëshirën, qëndrimi i Contes te Napoli lidhet me transferimin e mundshëm të Kevin De Bruynes

Antonio Conte edhe zyrtarisht vazhdoi qëndrimin e tij te skuadra e Napolit.

Ishte raportuar se Conte po largohej, pak ditë pasi siguroi titullin kampion në Serien A, shkruan Indeksonline

Por, duket se skuadra italiane ia plotësuan dëshirat trajnerit. Përveç pagës më të lartë, Conte pritet të ketë edhe disa transferime.

Një nga transferimet më të forta që pritet t’i bëjë Napoli është ai i mesfushorit belg, Kevin De Bruyne dhe Edon Zhegrovës.

Dyshja pritet që të zbarkojë në Napoli gjatë afatit kalimtar të verës./Indeksonline/