Ia prishi dasmën, gjykata merr vendim për ish-bashkëshortin e Spears

Britney Spears ditë më parë i dha fund beqarisë, duke u kurorëzuar me martesë. Ajo u kujdes të organizoj diçka përrallore por që ish-bashkëshorti ia shkatërroi këtë ditë.
Ai u fut I armatosur me thikë në vendin e organizuar për dasmë, transmeton Indeksonline.
Britney e paditi ish-in, ndërsa sipas TMZ, gjykata ka lëshuar një urdhër ndalimi kundër tij.
Alexander nuk mund të kontaktojë apo ta shqetësojë Britneyn për 3 vite.
Gjykatësi shtoi një akuzë për ndjekje penale në rastin e Alexander dhe vendosi se ai duhet të paguajë 100,000 dollarë për lirimin me kusht. Ai gjithashtu do të duhet të dorëzojë çdo armë zjarri që ka në posedim.
Alexander, është urdhëruar të qëndrojë të paktën 100 metra larg Spears dhe burrit të saj dhe banesës së tyre. Sipas një kopje të TRO-së të siguruar nga Page Six, ai ka “shkelur vazhdimisht” pronën e ikonës së popit./Indeksonline/