75 Mall Live Search
12:06 / E Enjte, 11 Korrik 2024 / G T

Ia prishi pushimet, trajneri i Holandës nuk i dha asnjë minutë futbollistit Maatsen në Euro 2024

Ian Maatsen është një prej lojtarëve më të pafat gjatë Euro 2024.

Finalisti i Ligës së Kampionëve me Dortmundin nuk ishte në listën e trajnerit, Koeman për ndeshjet e Kampionatit Europian, por më pas u lëndua një futbollist dhe u ftua, shkruan Indeksonline

Ai ishte duke i kaluar pushimet në Mykonos së bashku me të dashurën e tij kur mori ftesën nga “portokallinjtë”.

Maatsen u largua nga pushimi dhe shkoi në Gjermani, por mbrëmë aventura e Holandës mori fund dhe futbollisti në fjalë nuk mori asnjë minutë.

Kujtojmë që Maatsen gjatë Euro 2024 nënshkroi me klubin e ri, që ishte Aston Villa. Ai u largua nga Chelsea për 40 milionë euro./Indeksonline/