Ia publikoi intervistën e plotë të para dhjetë viteve, Panduri fton në përballje Gërvallën
Autori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri e ka ftuar në debat publik ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, një ditë pasi e pranoi kërkesën e saj për publikimin e një interviste të plotë të saj dhënë RTV Dukagjinit para dhjetë vitesh.
Në një reagim në rrjetin social Facebook të martën, Panduri tha se pas publikimit të intervistës së plotë, është radha për një ballafaqim argumentesh në publik mes Gërvallës dhe analistëve të Debat Plus.
“E kërkoi ‘videon e plotë deri në fund’. Mbrëmë e pati të plotë. Pa prerje”, shkroi Panduri të martën.

