75 Mall Live Search
09:19 / E Premte, 02 Shkurt 2024 / k.v

Ua sheh sherrin kamerave të sigurisë, e kapin me pistoletë në brez- deklarohet policia

Një person ishte filmuar nga kamerat e sigurisë me një pistoletë në brez, transmeton IndeksOnline.

Incizimi ishte bërë me 4 janar rreth orës 03:30 minuta në Prishtinë ndërsa të enjten policia ka arritur që ta kap dhe ta intervistoi të dyshuarin.

“Me datë 01.02.2024 është intervistuar i dyshuari kosovar i cili ishte vërejtur me datën e cekur në disa video incizime me një pistoletë në brez. Lidhur me rastin personi i dyshuar e ka sjellë në stacion një pistoletë me gaz e cila është sekuestruar”, thuhet në raportin e policisë.

 Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./IndeksOnline/