21:48 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ia shikoi Instagramin fqinjës përmes dritares së dhomës, zbuloi se burri i saj po e tradhtonte (Foto)

Një grua thotë të ketë përfunduar martesën e saj pasi zbuloi se burri i saj po e tradhtonte.

Ajo këtë gjë e zbuloi teksa po shikonte në dritaren e fqinjës dhe pa Instagramin e saj.

Yulia Agranvoych nga Rusia tha se po shikonte në dritaren ku fqinja e saj po kontrollonte Instagramin, ku edhe zbuloi se burri i saj ishte aty.

Ajo tha se nuk po kërkonte për diçka speciale por që rastësisht zbuloi tradhtinë e bashkëshortit të saj.

Madje ajo kishte zbuluar edhe një fotografi tek profili i fqinjës ku shkruhej “Pamja e bukur e dhomës së bashkëshortit tim”, për dhomën ku ajo bënte gjumë me burrin e saj.

Madje sipas, Agranvoych, vajza kishte theksuar se nuk e dinte që mashkulli ishte i martuar. Por kjo e fundit vendosi të divorcohej duke thënë se  është e gëzuar që e ka kuptuar dhe se divorci ekziston për një gjë të tillë./Indeksonline/