Ia shohin “sherrin” borës e ngricave, aksident në rrugën Dragash-Zhur

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Dragash- Zhur.
Përveç dëmeve materiale nuk dihet saktë nëse ka të lënduar, shkruan IndeksOnline.
Reshjet e dendura të borës kanë bërë që rrugët e këtyre fshatrave të jenë vështirë të kalueshme.

Nga ana tjetër edhe Ministria e Infrastrukturës dukshëm vërehet se deri tani, në këto fshatra nuk ka marrë masa për heqjen e borës./IndeksOnline/