75 Mall Live Search
09:04 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / C E

Ia shohin sherrin një dasme, në Gjermani, karantinohen 900 dasmorë

Nga një aheng familjar në Bielefeld të Gjermanisë janë infektuar disa persona me koronavirusin.

Si pasojë e kësaj, dhjetë shkolla është dashur të marrin masa kufizuese, ndërsa gjenden në karantinë rreth 900 persona, raporton tabloidi gjerman “Bild”.

Shifra totale e të të infektuarve të lidhur me këtë aheng familjar është aktualisht 36. Kjo është bërë e ditur nga qyteti Bielefeld. Janë detyruar të karantinohen nxënës në disa shkolla, e po ashtu edhe mësues.

Sipas një zëdhënëse, bëhej fjalë për një festë private. Është thënë se numri i rasteve pozitive mund të rritet edhe më tej.