75 Mall Live Search
18:51 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Ia shqyejnë këmishën deputetit të Vetëvendosjes

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Sali Zyba sot kishte një ditë të veçantë. Ai pas 15 viteve martesë u bë baba për herë të parë.

Kolegët e këtij të fundit vepruan ashtu si e do ‘tradita’, ia shqyen këmishën në Kuvendin e Kosovës.

“Burrit i ka hije kur bëhet me vajzë! Urime Salih, me fat dhe u bëftë shekullore”, ka shkruar deputeti nga Ferizaj, Valon Ramadani, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, veprim të njëjtë kishin bërë edhe deputetët e PDK-së.

Deputetit Hajdar Beqa i ishte shqyer këmisha pasi ishte bërë baba për herë të katërt.