Ia solli fitoren Barcelonës, Trincao “rrihet” nga shokët e skuadrës

Mbrëmë klubi i Barcelonës arriti të shënoi fitore tejet të vështirë kundër Betisit me rezultat 2:3.
Golin e tretë dhe të fitores për Barcelonën e shënoi futbollisti portugez, Trincao, transmeton Indeksonline.
Për portugezin ishte goli i parë me fanellën e Barcelonës. Sot në stërvitje, Trincao u urua nga bashkëlojtarët për golin e parë.
Ata i bën “Tunelin e shuplakave” për ta uruar atë. Kjo është një traditë e lojtarëve të Barcelonës kur duan të urojnë një futbollist për një sukses./Indeksonline/