75 Mall Live Search
14:32 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ia studiojnë edhe gjuhë e trupit! Ja çfarë thonë ekspertët për Meghan (Foto)

Lajmi i fejesës së Princit Harry me Meghan Markle do të shndërrohej në një prej lajmeve më të rëndësishme të javës që lamë pas, por mesa duket vala e kuriozitet nuk ka ndërmend të ndalet sidomos kur bëhet fjalë për pjesëtaren e re të një prej familjeve mbretërore më të rëndësishme në botë. Vajza fatlume është gjendur ditët e fundit nën një presion të fortë mediatik dhe jo vetëm.

gan4

Dalja e parë si çift pas deklaratës së shpalljes së fejesës nga Pallati i Kensingtonit, intervista për prestigjozen BBC dhe impenjimet  e vazhdueshme të Princeshës së re të Anglisë, nuk kanë mundur t’u shpëtojnë ekspertëve të gjuhës së trupit që kanë vënë re një detaj të shpeshtë të saj, Meghan prek vazhdimisht flokët, por pa i shpurpuritur.

gan3

Sipas Blanca Cobb, eksperte e gjuhës së trupit dhe autore e ‘’Method of the Masters”, ky gjest i Meghan njihet ndryshe si një ndihmës antistres. Aktorja e njohur kaliforninane, edhe pse e ka kaluar tashmë përballjen me kamerat, aparatët fotografikë dhe prozhektorët, tashmë gjendet përballë një përgjegjësie të madhe dhe është më e ekspozuar mediatikisht si kurrë më parë, ndaj ka zgjedhur këtë gjest për t’u çtensionuar dhe për të përballuar më mirë statusin e saj të ri.

gan2

gan1