18:45 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ia vjedhin telefonin vetëm për të postuar diçka në Snapchat

Hajdutët vodhën një telefon celular vetëm për të përdorur aplikacionin Snapchat të viktimës, të cilin e incizuan duke u tallur me të.

Midis gjashtë dhe tetë burra të armatosur iu afruan tre meshkujve të rinj në Kent.

Ata vodhën telefonin nga njëri djalë dhe pastaj përderisa u tallën me të e incizuan dhe atë e postuan në Snapchatin e tij.

Në video ata shihen të maskuar dhe gjatë tërë kohës dëgjohen duke qeshur dhe festuar për gjestin që po bëjnë./Indeksonline/