75 Mall Live Search
11:07 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ia vjedhin veturën “Golf 3” prizenasit dhe ia djegin

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në fshatin Zhur të Prizrenit ka ndonjë një vjedhje e veturës, shkruan IndeksOnline.

Prizenasi ka lajmëruar Policinë se vetura e tij Golf III, e parkuar në oborr të shtëpisë, është vjedhura nga persona të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rreth orës 06:00 të mëngjesit vetura e njejtë është gjetur e djegur.

“Fsh. Zhurë, Prizren 06.10.2020 – 05:25. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedh veturën e tije Golf III me targa vendore e cila ka qene parkuar në oborrin e shtëpisë së tij. Rreth orës 05:50 vetura është gjetur e djegur në fsh. Hoqa e qytetit. Në vende ngjarje kanë dal njësitë përkatëse”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/