19:31 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Ia vjedhin veturën në Vushtrri, e gjen në Gjermani pas dy vitesh

Burim Hasani ka arritur ta gjej veturën e tij dy vjet pasi ia kishin vjedhur në Vushtrri.

Veturën e tij ai e ka gjetur në Gjermani, përkatësisht në Wurzburg, transmeton Indeksonline.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në facebook duke e falënderuar policinë gjermane që ia kthyen veturën e tij.

“Sapo e mora gjipin në policinë gjermane në Wurzburg që më është vjedhur tash e dy vjet në Vushtrri. Policia gjermane e ka konfiskuar nga një serbe… falenderimi shkon për policinë gjermane që ma kthyen prapë”, ka shkruar ai.