Ia vodhën 2 milionë euro, ministrja Bajrami thotë se kushdo që vjedh do jep llogari para ligjit, popullit e Zotit

2.1 milionë euro janë vjedhur nga Thesari i Shtetit, derisa një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë në arrati.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, pas detajeve që dha në një konferencë për media, duke thënë se dy nga kryerësit e kësaj vepre penale janë zyrtarë në Thesar, çka se edhe janë suspenduar, ndërsa një operator ekonomik është përfitues i këtyre milionave.
Por, Bajrami, ka ardhë edhe me një status në FB, ku thotë se kushdo që vjedh, qoftë edhe një euro, duhet të përfundojë në burg.
Ky është postimi i saj:
Kushdo që vjedh – qoftë edhe një euro – duhet të përfundojë në
burg dhe të japë llogari para ligjit, para popullit dhe para Zotit.
E sqarova edhe sot në konferencën për media se katër transaksione të dyshimta
kanë ndodhur në Thesarin e Republikës. Njëri nga të dyshuarit për këto
transaksione është arrestuar. Dy tjetër janë në arrati. Të gjitha institucionet
janë vënë në ndjekje të keqpërdoruesve. Rasti do të zbardhet dhe besoj se
organet e hetuesisë dhe drejtësisë do t’i dënojnë me dënime kapitale kushdo që
është i përfshirë në këtë rast.
Në këtë situatë po e mendoj vetëm një opsion:
LUFTIMIN E HAJNAVE, KUDOQOFSHIN, KUSHDOQOFSHIN dhe të KUJDOQFOSHIN.
Do të kërkoj të verifikohet edhe një herë pastërtia
e secilit zyrtar me pozitë të ndjeshme në Ministrinë e Financave.
Hykmete Bajrami