Ia vodhën maskën e veturës në Prishtinë, pronari premton shpërblim për këdo që ka informacione shtesë
Shpesh herë është raportuar për vjedhje të veturave në Prishtinë dhe në qytete tjera të Kosovës.
Pronarit të një veture të tipit ‘Mercedes’ i është vjedhur maska e prapme.
Vjedhja e kësaj maske ka ndodhur në Prishtinë, kurse pronari ka deklaruar se nëse ndokush ka informacione lidhur me këtë do t’i pasojë shpërblimi, transmeton Indeksonline.

Më poshtë mund të shihni edhe fotografitë e veturës pas vjedhjes së kësaj pjese, e kushdo që mund të ketë informacione do t’i ndihmonte pronarit në fjalë./Indeksonline/

