75 Mall Live Search
14:45 / E Hënë, 28 Prill 2025 / Z S

Ia vodhën në oborrin e shtëpisë, pronari e gjen veturën në Serbi

Një qytetar nga Zubin Potoku më datën 20 prill kishte njoftuar se vetura e tij ishte vjedhur.

Lidhur me këtë rast Polcia e Kosovës ka nisur hetimet dhe pas hetimeve intensive më 22 prill kanë gjetur veturën në një fshat të komunës Ribariç në Sërbi, të cilën ankuesi pastaj kishte shkuar dhe e kishte marrë.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë prezantuar Prokurorit të shtetit i cili ka urdhëruar që personin e identifikuar si të dyshuar ta fusim në stop-listë pasi që është në interes të Policisë që i njëjti të intervistohet.

Policia e Kosovës apel tek të gjithë qytetarët pa dallim që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë që mund të ndihmojë në parandalimin dhe zgjidhjen e rasteve./Indeksonline/