Ia vodhi 28 mijë dollarë, aktori amerikan e hedh në gjyq bashkëshorten e tij!

Shkurorëzimi i Rob Riggle është kthyer në një film horror.
Sipas aktorit, ai e ka akuzuar gruan e tij se e kishte spiunuar atë me anë të kamerës së fshehur, transmeton Indeksonline.

Gruaja e Riggle, Tiffany, kishte bërë kërkesë për divorc në muajin tetor pas 21 vitesh martesë.
Rob pretendon se gjërat mes tyre u përkeqësuan pasi 28,000 dollarë u ‘zhdukën’ nga shtëpia e tyre.
Riggle shprehet se ajo dinte çdo bisedë të tij private që kishte pasur në shtëpi me ndihmësen apo edhe dashnoren e tij.
Ai kishte treguar se në njërën prej videove, Tiffany shihet duke qëndruar në një shkallë duke instaluar kamerën e fshehtë për të spiunuar dhe një tjetër video e tregon atë ulur në dyshemenë e zyrës së tij në shtëpi duke numëruar para … për të cilat Rob beson se janë 28 mijë dollarë që ai thotë u zhdukën.
Seanca e tyre në gjyq do të mbahet në muajin korrik dhe atëherë besohet se do të dalë e vërteta në pah./Indeksonline/
