75 Mall Live Search
21:42 / E Premte, 28 Qershor 2024 / Gj. Sh

Ian Maatsen befason me skuadrën e re

Ian Maatsen është bërë me skuadër të re.

Mbrojtësi holandez është zyrtarizuar si futbollist i ri i Aston Villës, shkruan IndeksOnline.

Maatsen muajt e fundit ishte i huazuar nga skuadra e Chelseas te Borusia Dortmund.

Aston Villa u dasht të paguaj 35 milionë funte për transferimin e tij.

Maatsen regjistroi 16 paraqitje në Bundesligë dhe shtatë në Ligën e Kampionëve, duke gjetur rrjetën në triumfin e klubit në çerekfinale ndaj Atletico Madridit./IndeksOnline/