75 Mall Live Search
20:51 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / L K

Ibër Lepenci rrit fitimet për periudhën janar-shtator 2024 për 103%

Kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Muja, ka bëre të ditur se fitimet për përiudhën janar-shtator janë rritur për 103 për qind, përcjell IndeksOnline.

Muja tha se për këtë periudhën, të vitit 2024, kanë arritur fitime neto prej 1,483,929.61 euro, duke dyfishuar pothuajse rezultatet e vitit 2023.

Postimi i plotë:

NPH “Ibër Lepenc” Sh.A. rrit fitimet për 103% në periudhën janar-shtator 2024! 📈

Vazhdojmë me rritje të vazhdueshme dhe rezultate të shkëlqyera në Ibër-Lepenc! 📈

Në periudhën Janar-Shtator 2024, kemi arritur fitime neto prej €1,483,929.61, duke dyfishuar pothuajse rezultatet e vitit 2023 prej €728,983.89.

Ky sukses reflekton përkushtimin tonë ndaj përmirësimit të vazhdueshëm dhe menaxhimit të suksesshëm.